Ambasadori aktual gjerman në Kosovë nuk është specialist i historisë shqiptare, ai është politikan

Ambasadori gjerman duhet të tregojë pse Richard von Weizsäcker, president i Gjermanisë Perëndimore (1984-1994), ndonëse ushtar i Hitlerit gjatë L2B nuk ishte nazist. E njëjta vlen edhe për Xhafer Devën. Nuk janë të gjithë shqiptarët njerëz që hanë sapunin për djathë.

Xhafer Deva nuk ka qenë nacional-socialist. Deva ka qenë patriot shqiptar me dritë-hije si çdo njeri, por dritë-hijet e çdo personaliteti përcaktohen nga profesionistët.

Xhafer Deva është demonizuar nga totalitarizmi për mbi 60 vite, prandaj shqiptarit nga Mitrovica, i cili ka krijuar brazdë të madhe në fushën e raporteve të mira Amerikë-shqiptarë, duhet t’i heqet anatema e padrejtë e vendosur mbi të nga kundërshtarët dhe armiqtë.

Veprat, dokumentet dhe faktet duhet të jenë të vetmit gjykatës që përcaktojnë rolin e dikujt në histori.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kafshohet nga kobra derisa po zbaviste qytetarët

Story i radhës

“Bëjmë më shumë seks dhe intimiteti…”- U lidhën në reality show, çifti flasin për romancën e tyre pas kamerave

Të fundit nga