Këngëtarja e famshme rrëzohet nga shkallët gjatë performancës Live në BRIT Awards, por… Shikoni momentet

Këngëtares Anne-Marie i ndodhi një incident gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në BRIT Awards, mbrëmjen e së martës.

Teksa 30-vjeçarja performonte Live, u rrëzua nga shkallët përpara një publiku prej 20,000 personash në The O2 Arena.

Megjithatë, këngëtarja e kaloi incidentin sikur nuk ndodhi asgjë dhe për asnjë moment nuk e ndaloi performancën, duke u ngritur sërish në këmbë.

Zëri i saj u dridh teksa u rrëzua në dyshemenë e skenës, por si një profesioniste e vërtetë vazhdoi të këndonte.

“Nuk më duhej gjithsesi kyçi i këmbës së majtë”, shkroi ajo në një postim në Twitter pas incidentit, duke e marrë me sportivitet atë që i ndodhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferrari prezanton detajet e para të makinës së re

Story i radhës

Kafshohet nga kobra derisa po zbaviste qytetarët

Të fundit nga