Kadare qytetar nderi në Tetovë: Nuk e kam lehtë të flas para lexuesve të botës iliro-shqiptare

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sot në Tetovë është shpallur qytetar nderi i qytetit, përcjell TV21. Kadare tha se momente të tilla janë të rralla për shkrimtarët, që të flitet para lexuesve të botës iliro-shqiptare.

Marketing

“Duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk di të flas fjalë nga më të ndërlikuarat që mund të gjenden në botë sepse kam atë mjeshtëri, mjeshtërinë e fjalës por sepse qaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pafundme të botës iliro-shqiptare”, tha mes tjerash Kadare.

Kadare shprehu falënderimet e tij ndaj të pranishmëve ndërsa tha se ngjarje të tilla pasurojnë edhe të ardhmen, që ju përket brezave të ri.

“Unë kur dëgjoj fjalët e bukura tuaja për atë çfarë kam shkruar, harroj çdo mundim që kam përjetuar, sepse shkrimtari ka mundime të mëdha kur shkruan, por nuk ka vlerësim më të madh për të sesa mbledhje të tilla kur njerëzit presin të dëgjojnë nga goja e tij diçka edhe më tepër për atë që kanë lexuar nga dora e tij. Ju falënderoj jashtëzakonisht”, pohoi mes tjerash Kadare.

https://www.facebook.com/watch/?v=1475265259662821&t=0

Marketing

Story i mëparshëm

Modelja kroate tregon format perfekte në Katar, “çmenden” tifozët

Story i radhës

Lira Gjika: Gabimi që të gjithë prindërit bëjnë kur marrin fëmijët nga kopështi ose çerdhja

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish