Lira Gjika: Gabimi që të gjithë prindërit bëjnë kur marrin fëmijët nga kopështi ose çerdhja

Prindërit shpesh shqetësohen për mënyrën e të ngrënit të fëmijës së tyre, aq sa harrojnë të pyesin për gjëra të tjera po aq të rëndësishme. Këtë herë dhe këshilla e Lir Gjikës është pikërisht kjo, se si duhet të silleni kur fëmijët kthehen nga kopshti apo shkolla:

“Shpesh dëgjoj prindër që i drejtohen fëmijëve kur i takojnë: “a hëngre” ose “u ngope”, sikur fëmija është çuar në kopësht, vetëm për të ngrënë dhe jo për të mësuar. Këto pyetje janë si ajo thika me dy presa, që bën vetëm dëm. Natyrisht. që fëmija duhet pyetur edhe për ushqimin, por jo që në fillim dhe në një mënyrë kaq të përgjithshme dhe sidomos pa kujdes për fjalët e përdorura. Mund ta pyesni pasi keni marë informacionin për gjërat e reja që ka mësuar. Pyeteni fëmijën: “të pëlqeu”?! apo “e shijove”?! “ishte një ushqim i ri”?! dhe jo “a hëngre”?, apo “u ngope”? Nëse një prind e pyet fëmijën “a hëngre” apo “u ngope” kur kthehet nga kopështi apo festa, i demostron fëmijës, se ato që ka mësuar apo shijuar, nuk i interesojnë.

I tregon se e ka çuar në atë vend sepse, në shtëpi nuk i ka ato ushqime. Prindër! Kini kujdes kur flisni me fëmijën, njerëzorja nuk është një gjë e lindur si instikti i të ngrënës, ajo mësohet dhe kërkon shumë kujdes, shumë vëmëndje dhe mbi të gjitha, kujdes për fjalët që përdorni. Fjalët “hëngre”, “u ngope” ushqejnë dhe mbajnë gjallë mekanizmat bazikë “të urisë” dhe frikës se nuk do të ketë më. Ndërsa kur përdoren fjalët apo shprehjet: “u kënaqe”, “të pëlqeu” “çfarë shije kishte”, vihen në punë kurioziteti, kujtesa, rijetimi i shijes apo situatës dhe shmangen strukturat psikoemocionale të mbijetesës”, shkruan Lira Gjika.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kadare qytetar nderi në Tetovë: Nuk e kam lehtë të flas para lexuesve të botës iliro-shqiptare

Story i radhës

Ndryshon sistemi i verifikimit Twitter Blue, debuton më 2 Dhjetor

Të fundit nga