Ka rinovuar me Atalantën, por trajnerin Gasperini e dëshirojnë disa klube të mëdha

Gan Piero Gasperini mbetet një nga trajnerët më të mirë në Itali. Atalanta, nën drejtimin e tij, po bën mirë, teksa është në garë për objektivat sezonal.

Tekniku i njohur rinovoi në Bergamo deri në vitin 2025 me opsion rinovimi deri në vitin 2026, por kjo nuk ka “zbehur” interesimin e disa klubeve.

Emri i tij ka përfunduar te Napoli, me Presidentin  De Laurentiis që është në kërkim të një trajneri të ri për skuadrën, teksa ekziston dëshira për hapur një cikël të ri.

Në horizont janë edhe Fiorentina dhe Milan, që mund të ndajnë rrugët në verë me trajnerët Italiano e Pioli.

Story i mëparshëm

Këto ‘flamuj të kuq’ mund të shkatërrojnë martesën tuaj

Story i radhës

Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin

Të fundit nga