Donald Veshaj dhe Beniada Nishani krijuan një raport goxha të mirë miqësor brenda “BBVIP” të cilën e ruajtën dhe pas mbarimit të spektaklit.
Mirëpo gjatë qëndrimit brenda shtëpisë në rrjet u përfolën se dyshja kanë pasur një pëlqim me njëri-tjetrin. Të ftuara në “Më lër të flas”, Megi Pojani i pyeti dy ish-banorët nëse ky thashethem ka qenë i vërtetë duke bërë kështu të shuajë dhe kuriozitetin e publikut.
Sipas Beniadës kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë midis tyre ndërsa Donaldi u përgjigj me shaka duke thënë se ka ndodhur vetëm një herë në dhomën e rrëfimit. Më pas shtoi se e vetmja kimi që ata kanë pasur me njëri-tjetrin ishte miqësore.
Pjesë nga biseda:
Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…
Beniada: Jo asnjëherë…
Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit
Megi: Një kimi, apo diçka
Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë
Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.
Donaldi: Me Benidën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.