Aktori Osman Azemi: Ismet Munishi, do ta ringjallë Prishtinën

Aktori i mirënjohur, Osman Azemi, beson shumë në cilësitë e Ismet Munishit si trajner dhe është i bindur se do të ringjallë Prishtinën.

Munishi është emëruar kryetrajner i Prishtinës dhe të gjithë presin nga ai, të ndërtojë një Prishtinë ashtu si i ka hije klubit me të trofeshëm në Kosovë.

“Futbolli është filozofi, është art, është përkushtim, djersë e shumë punë.

E pa një trajner që e nxjerrë njëqind përqindshin nga lojtarët, suksesi  është i paarritshëm. N’kohën e duhur, trajneri më karizmatik shqiptar, Ismet Munishi, do ta ringjallë Prishtinën.

Një trajner si Ismet Munishi është gjithçka çka ka nevojë klubi i Prishtinës, i uroj mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri. Unë do t’jem gjithmonë në përkrahjen tuaj. 

P.S. Andërr e imja është t’ju shoh në krye të Kombëtares tonë”, ka shkruar Osmani n profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ka pasur një pëlqim mes Beniada Nishanit dhe Donald Veshajt? Aktori i humorit: Vetëm njëherë në dhomën…

Story i radhës

Broja bashkohet me Kombëtaren pas Islandës, edhe Uzuni do mungojë në transfertë

Të fundit nga