Këshilla më e mirë që ju të bëni gjumë të rehatshëm është të ndryshoni dyshekun tuaj çdo 7 vjet ose çdo 10 vjet, në varësi të dyshekut. Jetëgjatësia e dyshekut tuaj varet nga kujdesi që ju tregoni për të, sa shpesh rrotulloheni dhe sa flini.
Më poshtë ju sjellim arsyet pse duhet ta ndryshoni shpesh dyshekun tuaj
Pluhuri
Imagjinoni sa pluhur mund të mbledhë dysheku për 7 vjet, që është i dëmshëm për shëndetin tuaj.
Gjumi i dobët
Në një dyshek të vjetër gjumi nuk është cilësor. Pasojat e një gjumi të dobët janë të lidhura me sëmundjet e zemrës, veshkave dhe diabetit.
Zhurma
Nëse dysheku juaj bën zhurmë kur ju lëvizni, duhet ndryshuar.
Ndryshimi i trupit
Trupi juaj ndryshon ndër vite dhe duhet që edhe dyshekun ta ndërroni, për shkak se ka marrë formë.