Juventusi tenton t’i prishë punë Milanit

Juventusi duket se po studion me kujdes alternativat e Anhel Di Marias, me argjentinasin që në këto momente duket pranë Barcelonës.

“Zonja” duket se zëvendësuesin e tij e ka pikasur në Serinë A teksa ka nisur tratativat me futbollistin e Romës, Nikolo Zaniolo, i cili në ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim te Milani.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë po studiojnë paralelisht si mesfushorin e Romës ashtu edhe sulmuesin e Sasuolos, Domeniko Berardi. Zaniolo pëlqehet më shumë nga Alegri sepse i përngjanë në stilin e lojës të larguarit të fundit nga bardhezinjtë, Paolo Dibala.

Aftësia e 22-vjeçarit për të luajtur disa role në mesfushë si edhe në sulm duket se e ka bindur Juventusin të kontaktojë me Romën për një transferim të mundshëm të talentit italian.

Tani bardhezinjve i mbetet të mposhtin konkurrencën e Milanit për të arritur të transferojnë një nga të rinjtë më premtues të Serisë A.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Snopçe: Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së refuzuan të diskutojnë për tragjedinë e Besa Transit dhe spitalin e Tetovës

Story i radhës

Gjykata Speciale merr vendim për Veselin dhe Thaçin, shtyhet paraburgimi

Të fundit nga