Snopçe: Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së refuzuan të diskutojnë për tragjedinë e Besa Transit dhe spitalin e Tetovës

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka deklaruar se pushteti nuk po lejon që Kuvendi trë diskutoj për informacionet lidhur me aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari si dhe tragjedisë në spitalin modular në Tetovë. Snopçe është kryetar i Komisionit për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Për shkak të mungesës të deputetëve të shumicës, komisioni nuk kishte kuorum për diskutim.

“Për fat të keq pushteti vendosi të mos vije dhe të mos sigurojë shumicë që të mos ketë debat për pikat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Komisioni është jofunksional për shkak të bllokimit të pushtetit. Pushteti bën kuorum kur bëhet fjalë për ndarjen e tenderëve, hapjen e kazinove, marrjen e borxheve, por jo edhe kur diskutojmë për tragjeditë me 60 viktima”, tha Snopçe, transmeton SHENJA.

Ai informoi se për aksidentin e Besa Trans ka marrë informacion nga Ministria e Transportit por jo edhe nga MPB dhe nga Dogana ehde pse ka kërkuar me shkrim.

Story i mëparshëm

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 50 aktakuza kundër 57 personave

Story i radhës

Juventusi tenton t’i prishë punë Milanit

Të fundit nga