Juventusi e bën prioritet transferimin e yllit të PSG-së në janar

October 31, 2024
1 minut lexim

Klubi italian, Juventusi thuhet se ka bërë prioritet nënshkrimin e yllit të Paris Saint-Germain, Milan Skriniar, gjatë afatit kalimtar të janarit 2025.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi e ka bërë prioritet nënshkrimin e qendërmbrojtësit të PSG-së, Skriniar, në afatin dimëror.

Mbrojtësi slloven ka rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të trajnerit Luis Enrique këtë sezon dhe është kufizuar në vetëm dy paraqitje.

Skuadra italiane është e gatshme t’i ofrojë atij një largim nga klubi i Ligue 1 dhe po planifikon të bëjë një lëvizje për të.

Juventusi ka mbetur me pak lojtar në vijën e pasme pas dëmtimit të qendërmbrojtësit Gleisom Bremer dhe ata po shohin Skriniarin si ideal për të mbushur boshllëkun e lënë nga lëndimi i brazilianit.

Skriniar, natyrisht, ka shumë përvojë të luajtur në Serie A, pasi ka bërë 246 paraqitje me rivalët e Juventusit, Interin, teksa ka luajtur edhe te Sampdoria.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si krijohen kruajtëset e dhëmbëve, nga materialet deri te dizajni i përkryer

Story i radhës

Më ftohtë në Berovë minus tre, më ngrohtë në Veles tetë gradë

Të fundit nga

ShkoLartë