Juventusi dhe futbollisti Juan Cuadrado duket se po shkojnë drejt ‘divorcit’.
Torinzët sipas mediave italiane, kanë vendosur të mos ia vazhdojnë kontratën kolumbianit.
Cuadrado nuk po kalon periudhë të mirë tek ‘Zonja e Vjetër’, dhe largimi i tij nga skuadra italiane, mund të ndodh qysh në afatin kalimtar të janarit.
“Juventusi ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën Juan Cuadrados”, shkruajnë mediat italiane.
Ndryshe, lojtari tashmë është duke u monitoruar nga disa klube evropiane.