Jonuzi: Marrëveshja Besa-Alternativa e ndikuar nga premtimi i Mickovskit për bashkëqeverisje!

-ads3-

Sot në hapësirat e Kuvendit është realizuar një takim mes kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi .Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, sipas njoftimit të Lëvizjes Besa fillimisht do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik, transmeton Flaka.

Ky bashkëpunim po komentohet në mënyra të ndryshme. Gazetari dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend, Destan Jonuzi në një prononcim për Flaka, thotë që në koluare të politikës përflitet që lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, madje u ka premtuar pjesëmarrje në qeverinë e tij, nëse i fiton zgjedhje pavarësisht numrave të deputetëve që do t’i kenë këto dy subjekte politike opozitare.

“Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, pra Lëvizja BESA dhe Alternativa kanë nënshkruar marrëveshje nënën presionin e anketave publike, të cilat këto dy parti i renditin me besueshmëri të dobët te elektoratit shqiptar. Por, ajo qe ua ka imponuar këtë bashkëpunim është rritja e opozitës maqedonase në elektoratin maqedonas. Mendojë se nën diktatin e kësaj është arritur kjo marrëveshje, madje qarkullojnë edhe informacione në koluare të politikës se lideri opozitar Hristijan Mickoski u ka premtuar pjesëmarrje në qeverinë e tij, nëse i fiton zgjedhje pavarësisht numrave të deputetëve që do t’i kenë. Ndajë mendimin, se marrëveshjet e tilla që kanë pë synim marrjen e pushtetit pa legjitimitet popullor janë të destinuara të dështojnë herët ose vonë. Nëse i referohemi kësaj, atëhëre këtu nuk ka as parime, as program, as idela, as interes qytetarë, përveç bindejs së Mickoski mund ta fitojë pushtetin e këto mund të marrin ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës”, thotë në një prononcim për Flaka, Destan Jonuzi gazetar dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend.

Story i mëparshëm

Deputetja e AKP-së me preardhje nga Gostivari flet për TS, Erdogan fiton bindshëm (VIDEO)

Story i radhës

Shën Petersburg zgjat kufizimet e lidhura me COVID-19

Të fundit nga