Aktorja e njohur Jonida Vokshi e ftuar në programin “Ditë pas dite” në Rtsh ka dhënë intervistën e parë si prezantuese e reality show “Big Brother Vip Kosova”.
“Më erdhi fillimisht një mesazh nga Liberta dhe më pas më kontaktuan drejtuesit e Klan Kosova. Në fillim mendova se do të më kërkonin si banore dhe mendova çfarë do t’i thoja, por jo ftesa ishte për prezantuese”, tha moderatorja.
Vokshi tha se ishte shumë e lumtur për këtë projekt të ri dhe këtë ftesë krejt spontane që ju bë nga stafi.
“Ne i ndajmë idetë së bashku, do të jenë fillimisht 14 konkurrentë që do të marrin pjesë, (të cilët do të shtohen me kalimin e javëve), shtëpia është ndërtuar nga fillimi dhe kemi mbyllur në 70% kastin që do të startojë programin”.
E pyetur në lidhje ne Alaudin Hamitin dhe Oltin Currin që janë të vetmit emra të zbuluar deri tani (pra moderatori dhe opinionisti) moderatorja e njohur u shpreh se ishte shumë e lumtur për bashkëpunimin me të dy.
“Me Alaudinin kam drejtuar më parë edhe çmimet Oscars dhe kemi kimi bashkë, ndërsa kur mësova që opinionist do të ishte Olti Curri u lumturova pa masë, sepse unë mendoj që është i vetmi që e bën këtë program.”
Ajo foli edhe për Elvana Gjatën e cila është një nga emrat e shumëpërfolur duke thënë me shaka se,
“Elvana do të hyjë patjetër tre muaj përpara se ne të nisim dhe kur të nisim ne ajo do të dalë nga shtëpia”.
Nga ana tjetër Jonida bëri humor edhe me partnerin e saj, Besnik Krapin duke theksuar se atë do donte ta shihte brenda shtëpisë së Big Brother pasi do të bëhej shumë xheloze kur ai të kalonte më shumë kohë me vajzën e tyre, Emin.