Johnson: Njerëzit janë të tronditur nga ajo që Putin është në gjendje të bëjë

1 minut lexim

Kryeminstri britanik Boris Johnson nuk mendon se vendi i tij do të përfundojë në luftë me Rusinë.

Duke folur në mbyllje të samitit të G7, Johnson tha se po bëhet një punë shumë e madhe që kjo që po ndodh të kufizohet në Ukrainë.

Ai dënoi gjithahstu sulmin me raketa ruse në qendrën tregtare në Kremenchuck.

Johnson tregoi se lajmet për sulmin e së hënës u publikuan ndërsa liderët e G7 ishin në seancë.

“Është e qartë se gjendja shpirtërore e takimit bëhet edhe më e zymtë,” tha ai.

Johnson shtoi se njerëzit janë të tronditur nga ajo që Putini është në gjendje të bëjë, duke thënë se ky është barbarizëm i plotë.

“G7 ka treguar unitet dhe vendosmëri për të mbështetur Ukrainën”, tha Johnson. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajmërohet për bombë në stacionin hekurudhor në Shkup – evakuohen pasagjerët dhe stafi

Story i radhës

“Vesh rroba të kushtueshme”/ Gazetari: Kryeministri Rama ka stilist privat! Si do pastrohen paratë e pista për fushatë elektorale me…

Të fundit nga