Kryetari i nëndegës së ASH-së,Rasim Abduli në Çajle ka dhënë dorëheqje.
“Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant te ASH-së,dhe bashkvendas te mi të Çajlës.
Pas fitoreve madhështore në Çajlë dhe gjithkund në Gostivar dhe pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të Aleancës për Shqiptaret,një përvoje jashtëzakonisht të mire dhe sfiduese, e në të njëjtën kohë dhe një pune sfilitëse,erdhi koha qe te perfundoj edhe ky rrugetim.
Pasi veq jemi në proces të rregullt zgjedhorë të ASH-së ne te gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për Kryetarë nëndege në radhet e Aleancës për Shqiptarët përveçse anëtar i thjeshtë.
I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik brenda Aleancës,sepse Aleances i duhet udhëheqsi e re për fitore!” ka shkruar Rasim Abduli