Jo me ne dhe prej neve jo, pikë

February 24, 2022
min lexim

Ideja për ndërrimin e kufijve të Republikës sonë, Kosovës, taktika rafinuese e kurthit ruso-serb dhe shkurtpamësia mentale egoiste idiotike;

– Tradhti apo naivitet i ER-es dhe i HTH-it?! 

Së pari, po filloi me një poezi timen të shkurtë

Ilirisë 

Oj Kosovë e mjerë moj Shqipëri

Kush tentoi t’iu vëj emrin e zi?

Të iu thej kaptyllen e djepit Ilirik
Në ballkan

Gadishullin tonë t’lasht Historik?

Ore! Askujt mendja mos ti shkoi Kosovën e Shqipërinë të na lëndoi

Se për besë të lidhur të shqiptarisë

Do e kallim gjerë në rrënjë të shtëpisë 

Si gjithmonë t’i dalim zot Ilirisë

Opinioni; 

1.Taktika rafinuse e kurthit ruso-serb.

-Skurse po shihet, e gjithë kjo situatë çrregulluese politike dhe gjithçka po ndodhë në Ukrainën Lindore, ndoshta edhe në formën më brutale do të kishte ndodhur në Kosovë, nëse do të vinte deri te aprovimi i idesë për bashkimin e Kosovës me pjesën lindore të saj të lënë pas dore, në duart e sllavëve serbë në Serbi.

Por falë Zotit të madh, kjo nuk ndodhi dhe Kosova “shpëtoi” nga provokimi serbo-rus, sikurse edhe shpëtoi nga i ashtuquajturi “Ballkani i hapur”, me ç‘rast po që se do të ishte vendosur që kjo formë politiko-ekonomike apo siç thonin liderët tanë qeveritarë të kohës në fjalë të qeverisjes si në Kosovë dhe Shqipëri, formë ekonomiko-politike, megjithëse në Shqipëri kjo ide ende ka mbetur “gjallë” duke zënë vend në sirtarin e KMSH-ER-es, atëherë Federata Ruse, do të thotë Presidenti i saj Vladimir V. Putin, do ta kishte shumë më lehtë të del në detin Adriatik dhe me nëndetëset Ruse ta “rrethojë” e përçajë Evropën.

Por, për fat të mirë e duke iu falënderuar politikes së drejtë të qeverisjes aktuale të Republikës sonë, Kosovës, si dhe këmbënguljes së Presidencës dhe Kryeministrisë, shteti jonë i shenjtë, apo më mirë të them vendlindja ime, e jona Kosova, kurrë s‘ka qenë nuk është dhe kurrë nuk do të jetë vend i pikënisjes së ndonjë lufte e hiq më pak vend, nga i cili do të fillonte ndonjë luftë botërore.

Për nxitje luftrash botërore siç e dimë ne e besa, sikurse e din edhe e gjithë bota, ishin dhe me seriozitetin më të madh e them se do të jenë serbo-sllavët duke vjedhur gjihmonë toka shtetesh fqinje edhe ate në emër t’Zotit duke ndertuar Kisha – zoti i vraftë. 

2.Shkurtpamësia mentale egoiste idiotike.

-Tradhti a naivitet i kryqeveritarve të rastit të kohës në fjalë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri?

Sa shkurtpamësi nevojitet për ta zbuluar një dinakëri famëkeqe?!?

Prej hundës deri në buzë, a më gjatë?

Apo shikimi prej funksionarit me syze të kuqe rozë, është aq joshës sa që gjithçka rreth e për qark në një moment gjendet n’largësi t’horizontit rrubullaksues të dorës së zgjatur të çdo individi e veçanërisht tek horizonti i largësisë së zgjatur i dorës së një qeveritari, i cili na jep të kuptojmë se i njëjti vuan nga sindromi i vlerës së ulët, i cili përkundër se aq sa fuqi plotë duket, po aq i takon të përmbajë përgjegjsi morale njerëzore si dhe përgjegjësi politike-sociale-ekonomike.

Andaj, me plot kuptimin e fjalës them se si është e mundur që as KMiSH-ER-ama e as KMiRRK-HTH-aqi nuk e kanë vërejtur apo nuk kanë dashur ta vërejnë dinkarinë e Putinit dhe Vuçiqit.

Ose pse ia kanë lejuar vetes tradhtinë dhe naivitetin?

A ia ka vlejtur barra qiranë? 

Unë them; 

-Jo me ne dhe me neve jo, pikë!

Sepse po të ishte aplikuar ideja e “bashkimit” të propozuar, ma merr mendja se prej asaj kohe e deri me sot bota do të gjendej në Luftën e III-të.

P.S.

Pasi që plani serbo-rus së pari lidhur me planin e “bashkimit” n’konstalacion me Kosovën, dhe së dyti me rastin e Shugurimit të priftit të Mal të Zi dhe konfliktit afatshkurtë, i cili dështoi, Putini mori kry dhe pas 7 viteve prapë iu vërsul Ukrainës me qëllim destabilizimi të të gjithë Evropës, përkatësisht botës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Ukrainës telefonon Putinin, Rusia ka grumbulluar gati 200,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe mijëra automjete luftarake

Story i radhës

Britania e Madhe e dënon fuqishëm veprimin e Rusisë në Ukrainë

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë