Presidenti i Ukrainës telefonon Putinin, Rusia ka grumbulluar gati 200,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe mijëra automjete luftarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sapo ka thënë se Rusia ka miratuar një ofensivë kundër Ukrainës.

Ai tha gjithashtu se presidenti Vladimir Putin nuk i ishte përgjigjur ftesës së tij për të zhvilluar bisedime, shkruan BBC.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një fjalim të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook në orët e hershme të së enjtes me orën lokale, shkruan CNN.

“Sot nisa një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse. Heshtje. Edhe pse duhet të ketë heshtje në Donbas”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës Zelenksy thotë gjithashtu se Rusia ka grumbulluar “gati 200,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe mijëra automjete luftarake”.

Në një fjalim televiziv natën vonë, Zelensky kaloi në rusisht për t’iu “drejtuar qytetarëve rusë si qytetarë të Ukrainës”.

Na dëgjoni. Populli ukrainas dëshiron paqe. Autoritetet ukrainase duan paqe,” tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 24 shkurt

Story i radhës

Jo me ne dhe prej neve jo, pikë

Të fundit nga