Jetulla Qerimi flet për vdekjen e vëllait të tij: Kemi dyshime, për shkak të padrejtësisë 13 vjeçare që na e ka bërë shteti

Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë në Burgun e Idrizovës, ka folur në lidhje me vdekjen e vëllait të tij.

Në një deklaratë për “Lajm TV”, Jetulla Qerimi, tha se sot në orët e mëngjesit janë njoftuar se vëllai i tij Rexhaili ka ndërruar jetë.

“Na u paraqitën prej burgut na thanë se është alivanosur dhe e kanë dërguar në spital. Ne shkuam atje, por për 3 orë nuk erdhi askush. Kinse ka vdekur rrugës për në spital. Mbrëmë na treguan se ai ka ndërruar jetë”.

“E kemi sjellë kufomën në shtëpi dhe jemi të demoralizuar për padrejtësitë që ka i ka bërë ky shtet. Nuk mund ta bëjë këtë një njeri që ka ndjenja. Arsyet e vdekjes nuk i dijmë, por ne dyshojmë, pasi e dijmë për padrejtësinë për 14 vjet që na e kanë bërë”, tha mes tjerash Jetulla Qerimi.

Ai shtoi se varrimi pritet të bëhet nesër, pasi kanë familjarë që ndodhen jashtë vendit.

Ndryshe, Rexhail Qerimi është i dënuar në rastin “Alfa”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhjetë gra shtatzëna me Covid-19 duke u trajtuar në Gjinekologji

Story i radhës

За еден месец шест казни за диви превозници во Скопје

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish