Jetojmë nga një rritje e çmimeve në tjetrën

February 8, 2022
min lexim

Kështu e ka kjo jetë:zgjohesh në një mëngjes e në një ditë kur në vend të buzëqeshjes së pritur me mall,të vjen kumti rrëqethës se u rritën çmimet e artikujve ushqimorë,u shtrenjtuan derivatet e naftës,u shtrenjtua uji,kurse kapaku u arrit sot kur Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrE)miraton tarifat e reja të energjisë elektrike për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 megavat në muaj.Diçka e pa përballueshme,e paparë derimtani.

    Dhe askush nuk mund ta parashikojë se ku jemi nisur me këto ngritje të çmimeve të përditshme.Askush nuk mund të garantojë se edhe në ditët në vijim nuk do ketë shtrenjtime të reja të produkteve dhe shërbimeve tjera.Të gjithë e dimë se këto shtrenjtime kanë një emërtesë të përbashkët:thellim i krizës dhe varfërim të skajshëm të qytetarëve të Kosovës,e në veçanti asaj shtrese e cila jeton dhe varet nga ndihmat sociale,pensionet të papunët,punëtorët me paga mizerje që nuk ekzistojnë askund në botë,100 deri 130 euro.

Me këto ngritje çmimesh në radhë të parë atakohen kategoritë e parathëna,të cilët edhe në këtë dimër të acartë mezi arrijnë të lidhin javën me javë dhe  muajin me muaj. 

   E ky mëngjes dhe kjo ditë,na befasoi edhe me një dëshpërim të radhës,shenjë kjo që paralajmëron edhe ngritje të reja të çmimeve.Ndaj mos u habitni.Ky është vetëm fillimi i lojës me çmime astronomike.Duhet të mësohemi të jetojmë nga një rritje në tjetrin dhe ku për fat të keq këso kumtesh po na ndodhin shumë shpesh me fillimin edhe të këtij motmoti të mbrapshtë.Si duket do jetë edhe ky mot i dëshpërimit për qytetarët e Kosovës,por për pushtetarët e kamur.Duhet t’i japin vetes gajret se nuk ka shpëtim tjetër.Nuk bëjnë punë as protesta,greva e pakënaqësi tjera të shprehura ditëve të fundit nëpër qytetet e Kosovës.  

Pra,kjo është Kosova jonë e deshëm apo nuk e dëshëm.

      Po pra, kështu e ka kjo jetë: ka mëngjese dhe ditë kur nuk din çka t’i thuash jetës që të ka pushtuar me rritjen e çmimeve enorme,të cilat çojnë një pjesë të madhe të popullsisë së vendit tonë në skamje e varfëri të skajshme.

    More, a ka kush që del e thotë:boll mo me rritjen e çmimeve? Ndal,se e keni tepruar!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Familjarët shokohen kur mësojnë se 99-vjeçarja përdhunohej nga kujdestari 48-vjeçar

Story i radhës

Shkarkimi i Metës, Kume: Lënda në Kushtetuese, më shumë përmbajtje politike e pak argumente

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë