Jep dorëheqje nga Kuvendi Komunal i Prizrenit edhe një anëtar

February 12, 2022
1 minut lexim

Në përbërjen e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit ka edhe një ndryshim.

Burime të portalit Gazeta e Prizrenit nga KK bëjnë të ditur se kuvendari, Hanefi Muharremi nga LDK, që në zgjedhjet e fundit lokale ishte edhe bartës i listës së këtij subjekti ka dhënë dorëheqje.

Ai do të zëvendësohet nga kandidati i radhës, që ndodhet në listën e pritjes nga LDK, për nga numri i votave, Haziz Hodaj (ish-kuvendar).

Në fakt përbërja e tashme e organit më të lartë të Prizrenit jo vetëm që përbëhet nga disa anëtarë të rinj, të cilët janë ulur për herë në sallën komode të KK-së, por krahasuar me legjislaturat tjera edhe mosha e tyre është më e re.

Ndryshe, të martën që vjen KK do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e miratimit të buxhetit, pas rikthimit ditë më parë të kësaj pike nga ana e MAPL-së, ndonëse ishte miratuar në një nga mbledhjet e kaluara, por pa kaluar në Komitetin për Politikë e Financa (KPF).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fermeri 22-vjeçar/ Divjakë, kultivon dhe rrit domate

Story i radhës

Rashica me Norwich-in nuk i rezistojnë Manchester Cityt

Të fundit nga

ShkoLartë