Fermeri 22-vjeçar/ Divjakë, kultivon dhe rrit domate

Françesko Hekali, fermeri 22-vjeçar nga Drenovica e Dimalit në 4 dynym sera kultivoi pomodorini, edhe pse prodhimi rezultoi cilësoi, ai arriti të shesë shumë pak.

Mungesa e tregut do ta detyroi Françeskon që të gjithë prodhimin bujqësor ta hedhë në kanal.

“Kjo serë prodhoi 300 kuintal domate, unë kam arritur që të shes vetëm 35 kuintal domate me çmimin 500-600 lekë të vjetra kilogramin. A është ky një çmim i mirë? Jo, absolutisht, sepse unë vetëm farën e mar 33 cent pa përfshirë çmimin që do fidanishtja dhe kujdesi për bimën. Nëse i mbledhim këto kostoja shkon diku tek 500 lekë të vjetra. Unë tek kjo sera që shikoni ju në 4 dynym kam hedhur hedhur 15 milionë lekë, dhe kam marrë vetëm 6 milionë Lekë”, tha ai.

Francesko thotë se është në prag falimentimi. Para se të marrë vendimin për të heq dorë përgjithnjë nga bujqësia, fermeri i ri e ka provuar edhe njëherë fatin.

“Unë këtu këtë serën do ta mbjell me të njëjtën domate është 1 dynym e gjysmë. Po siç e shikoni bima tani ka nevojë për plehërim dhe nuk kam parë që t’i bëj shërbimin. Çmimi i plehrave kimike është rritur ka shkuar një thes plehu 80 mijë lekë të vjetra, s’kam para. E kam lënë kështu në dorë të Zotit, të shohim çdo bëhet”, u shpreh Françesko.

Nëse domatet e vogla që ka mbjellë Françesko nuk shiten me çmimin që i siguron fitimin fermerit 22-vjeçar,  ai do të lerë përgjithnjë Shqipërinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partizani bëhet me stadium/ Kompleksi i ri për ndeshjet dhe stërvitjen e ekipit

Story i radhës

Jep dorëheqje nga Kuvendi Komunal i Prizrenit edhe një anëtar

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish