“Je shumë burrëror”, Mikela kthehet në “krahët” e Erionit: Pavarësisht agravimeve dhe shuplakës…

February 5, 2022
1 minut lexim

Pas shumë debateve dhe akuzave, Mikela dhe Erioni janë përballur me njëri-tjetrin. Erioni, i cili në puntatën e javës së kaluar të Për’puthen Prime pati një përballje me Anën që u ngrit dhe puthi në buzë Edin, duket se është rikthyer sërish tek Mikela.

Ai ia tha troç  se ka qenë dhe është pëlqimi i tij. Përvec kësaj, Mikela i kërkoi falje dhe e falenderoi për disa situata. Përveç kësaj kishte dyshime dhe e pyeti nëse largimi i Anës e bëri të reagojë kështu. Në përfundim, shkëmbyen përqafim dhe puthje ndërsa Mikela zgjodhi Erionin për takimin e kësaj jave.

Erioni: Unë në asnjë moment nuk i kam diferencuar vajzat, thjesht kam thënë që nuk e di ku jam me veten.

Mikela: Tu qartësuan idetë pas asaj që ndodhën Primen e kaluar.

Erioni: Mu qartësuan idetë me atë vajzën. Atë përballje e kërkova vetëm për tu qartësuar se nuk kam ardhur këtu për të grumbulluar femrat. Nuk po them që as u dashurova, as vdiqa pas dikujt.

Mikela: Dua të të falenderoj se pavarësisht agravimeve dhe deri tek shuplaka, kurrë nuk më hodhe poshtë dhe nuk pate një sjellje të njëjtë. Me këtë gjest, të gjithë provokimet e mia për pjesën e burrnisë i hodhe poshtë duke më treguar që je akoma më burrë. Të kërkoj ndjesë nëse je ofenduar.

Erioni: Thuaje dhe njëherë.

Mikela: Je shumë burrëror.

Erioni: Mënyra që do ti rregullojmë gjërat mos ka ardhur nga fakti që personi tjetër u largua dhe do të kthehesh prap tek unë.

Mikela: Nuk ka të bëjë asgjë. Dhe kur isha me të, ngacmimet t’i bëja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Meta fton shqiptarët për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e pjesshme

Story i radhës

Përplasja ekonomike mes Lituanisë dhe Kinës lidhur me Tajvanin

Të fundit nga

Si t’i pastroni ulëset e veturës?

Përgjigjet janë të fshehura në shtëpinë tuaj. Ulëset e veturave janë bërë nga pëlhura jashtëzakonisht të forta që mund të përballojnë ngarkesa të rënda. Megjithatë, ato janë të ndjeshme ndaj ushqimeve të

Martin: Nxora mësime nga viti 2023

Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak. Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit
ShkoLartë