Presidenti Meta fton shqiptarët për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e pjesshme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve të gjashtë bashkive në Shqipëri që të marrin pjesë sa më pasivisht në zgjedhjet e gjashtë marsit.

Kreu i shtetit shqiptar tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme, teksa inkurajoi qytetarët që të dalin në votime.

“I ftoj të gjithë qytetarët e gjashtë bashkive ku do të votohet më 6 mars që në mënyrë të qetë dhe masive të marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kandidatët më me integritet. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, ndaj i inkurajojë të gjithë të marrin pjesë”, është shprehur Meta për TV1 Channel.

Kujtojmë se më 6 mars në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, atë të Shkodrës, të Dibrës, të Durrësit, të Vorës, të Rrogozhinës dhe atë të Lushnjës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВИДЕО: Али Ахмети пуши цигара и пее, „го погоди“ песна за албанскиот диктатор Енвер Хоџа

Story i radhës

“Je shumë burrëror”, Mikela kthehet në “krahët” e Erionit: Pavarësisht agravimeve dhe shuplakës…

Të fundit nga