Përplasja ekonomike mes Lituanisë dhe Kinës lidhur me Tajvanin

min lexim

Uashingtoni po mbështet Lituaninë përballë asaj që e quan “kërcënim ekonomik” nga Kina.

Mosmarrëveshja filloi në vitin 2020, ndërsa qeveria e re e Lituanisë u zotua të mbështesë ata që i quan “luftëtarë të lirisë” në Tajvan dhe kritikoi qasjen e Pekinit për të drejtat e njeriut në Hong Kong dhe Tibet.

Në nëntor të vitit të kaluar, Tajvani hapi zyrtarisht një zyrë përfaqësie në kryeqytetin lituanez Vilnius.“Ne synojmë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në mënyrë gjithëpërfshirëse midis Tajvanit dhe Lituanisë“, tha Eric Huang, drejtor i zyrës përfaqësuese të Tajvanit në Lituani.

Lituania tha se hapja e kësaj zyre nuk ndikoi në politikën e saj ndaj Kinës. Por kjo nxiti zemërimin e Pekinit, i cili e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit kinez.

“Nga këndvështrimi i Pekinit, ky është kalimi i një vijë e kuqe mbi mënyrën se si i referohen Tajvanit. Dhe kjo është ajo që më vonë bëri që Pekini ta ulte nivelin e përfaqësimit të tij në Lituani”, thotë Grzegorz Stec me institutin “Mercatos” për studimet e Kinës në Berlin.

Në dhjetor, Kina bllokoi në mënyrë efektive importet lituaneze duke e hequr atë nga lista e një vendi origjine, që do të thotë se mallrat lituaneze nuk mund të zhdoganohen nga doganat kineze. Pekini u bëri presion gjithashtu bizneseve shumëkombëshe për të ndërprerë lidhjet me Lituaninë.

“Dhe kjo funksionon jo vetëm në disa raste për mallrat që prodhohen në Lituani, por edhe mallra që përfshijnë në zinxhirin e tyre të furnizimit komponentë të prodhuar në Lituani”, thotë Grzegorz Stec me institutin “Mercatos” për Studimet e Kinës në Berlin.

Bashkimi Evropian akuzon Kinën se po kërcënon një nga tregjet e BE-së dhe ka nisur një sfidë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Ne po veprojmë për të mbrojtur të drejtat e BE-së”, tha Valdis Dombrovskis zëvendës president ekzekutiv i Komisionit Evropian.

Sfida e ngritur në OBT ka të ngjarë të marrë vite për t’u zgjidhur. Ndërkohë mosmarrëveshja tashmë po godet tregtinë.

Kjo dërgesë prej 20 mijë shishe rumi lituanez u bllokua të hynte në Kinë muajin e kaluar. Por importuesit e Tajvanit arritën ta marrin furnizimin.

Qeveria tajvaneze ka ofruar një program kredie prej një miliard dollarësh dhe një fond të veçantë prej 200 milionë dollarësh për të nxitur tregtinë me Lituaninë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë gjithashtu. Banka amerikane e Eksport-Importit nënshkroi një marrëveshje kredie prej 600 milionë dollarësh me Lituaninë, që përqëndrohet në prodhim, shërbimet e biznesit dhe energjinë e rinovueshme. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë.

“Përfshirja simbolike e SHBA-së sigurisht që mbështet Lituaninë duke treguar se nuk është e izoluar në lëvizjet e saj. Në të njëjtën kohë, gjithashtu e bën më të vështirë zgjidhjen e situatës sepse e vendos atë edhe një herë në qendër të vëmendjes”, thotë Grzegorz Stec me institutin “Mercatos” për Studimet e Kinës në Berlin.

Zyrtarët amerikanë zhvilluan gjithashtu bisedime në Bruksel për masat e përbashkëta për të trajtuar kërcënimin ekonomik nga Kina.

Ndërkohë Kina akuzon Lituaninë për “tradhti” dhe thotë se po përpiqet të ndryshojë kursin në marrëdhëniet Kinë-BE./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Je shumë burrëror”, Mikela kthehet në “krahët” e Erionit: Pavarësisht agravimeve dhe shuplakës…

Story i radhës

Djersa e tepërt është e mërzitshme, si të veproni

Të fundit nga