“Janë evakuuar 318 banorë”/ Ministri i Mbrojtjes për situatën e përmbytjeve: Në Shkodër e Lezhë kemi përmirësime!

November 21, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar se situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë është përmirësuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Në një postim në Facebook, Peleshi bën me dije se është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale te Harku i Bërdicës në Shkodër.

Sipas Peleshit, deri më tani në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë.

Postimi i Niko Peleshit:

Lajm i mirë nga terreni. Situata në Shkodër e Lezhë ka përmirësim të konsiderueshëm në orët e mbrëmjes. Por puna po vijon pa ndërprerje, duke mos ulur vigjilencën as gjatë orëve të natës. Forcat e Armatosura do të vijojnë të qëndrojnë në zonat problematike deri në përmirësimin e plotë të situatës.

Është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale, te Harku i Bërdicës në Shkodër. Rreth 318 banorë në qarkun e Shkodrës janë evakuuar.

Kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme, bashkitë kanë fondet e mjaftueshme për të përballuar situata të tilla emergjencash.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Lëndimi i Harry Kane shqetëson Anglinë

Story i radhës

Freeman mbajti vetëm një dorezë gjatë interpretimit prekës në hapjen e Botërorit, arsyeja është e dhimbshme

Të fundit nga

ShkoLartë