jakup huseini shpalos kater shtyllat e programit zgjedhor per bervenicen 6ace02e592e12

Jakup Huseini shpalos katër shtyllat e programit zgjedhor për Bërvenicën

October 13, 2026
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA” ka shpalosur katër shtyllat kryesore të programit me të cilin garon në zgjedhjet lokale.

Huseini bëri të ditur se programi i tij përqendrohet në transparencën, zhvillimin ekonomik lokal, rininë dhe mundësitë për të ardhmen, si dhe infrastrukturën dhe mjedisin jetësor.

“Simbolikisht, na ra numri 4, me të cilin do të garojmë. Kemi përcaktuar katër shtylla. Si shtyllë të parë e kemi paraparë transparencën. Na duhet një komunë transparente, një komunë që dëgjon, vepron dhe në fund jep llogari. Si shtyllë të dytë kemi zhvillimin ekonomik lokal. Shtylla e tretë, ku duhet të përqendrohemi dhe të japim energjinë tonë, është rinia dhe mundësitë për të ardhmen. Ndërsa shtylla e katërt ka të bëjë me infrastrukturën dhe mjedisin jetësor”, deklaroi Huseini.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yjet e breaking bad reagojne pas vdekjes se rj mitte 6ace0040a8965
Lajmi i mëparshëm

Yjet e “Breaking Bad” reagojnë pas vdekjes së RJ Mitte

zevendesdrejtori i doganave mustafa dauti kapet droge ne tabanoc gjithcka u dokumentua nga kamerat trupore te doganiereve 6ace044e9a11b
Lajmi i radhës

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti: Kapet drogë në Tabanoc, gjithçka u dokumentua nga kamerat trupore të doganierëve

Të fundit nga

ShkoLartë