Jakimovski në mbrojtje të specializantëve: Kontributet për sigurim shëndetësor të kthehen në 13%

Kandidati për president nga koalicioni “me guxim për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, ditën e djeshme ua dedikoi specializantëve të cilët protestojnë për rritje të pagave gjatë specializimit, si dhe statustin e tyre të punës përshkak se udhëhiqen si punonjës me kontratë në vepër, pa sigurim shëndetësor dhe pa sigurim pensional. Jakimovski kërkon që kontributet për sigurim shëndetësor, të kthehet në 13%.

“Insistoj që kontributet për sigurim shëndetësor të kthehet në 13%. Kjo do të thotë se do të kemi mjaftueshëm mjete edhe për rritjen e pagave në shëndetësi, edhe për sigurimin e kushteve materiale, edhe për specializim dhe dërgimin e punonjësve shëndetësor jashtë vendit dhe ajo që është më e rëndësishme, për furnizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e metodave të reja, metoda invazive dhe joinvazive për kurim të pacientëve, me qëllim që në afat sa më të shkurtër të kthehen në funksion, gjegjësisht njerëzit të mund të kthehen në vendin e tyre të punës”, pohoi Stevço Jakimovski – GROM.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Gjysma e Pejës janë frajerat e tu”, detaje tronditëse nga zullumi i burrit ndaj Gjyljetës

Story i radhës

Punonjësit e Geriatrisë në protestë për paga dhe kushte më të mira

Të fundit nga