Ja si duhet t’i ruajë përparësitë ushtarake e strategjike Ukraina ndaj pushtuesve rusë

March 21, 2022
min lexim

Pas mbledhjeve të informatave të njësive ruse dhe tërë arsenalin e tyre në tentim të rrethimit të rajoneve kyçe ukrainase, njësitë elite ukrainase ato të armatosura me armë raketore tokë-tokë, sisteme raketore të tipit “Stinger”, “Javelin” dhe të tjera që i kanë në posedim, para se njësitë e blinduara t’i ofrohen aglomeracionit Kiev duhet me një efikasitet ti likuidojnë eshalonet e para, që njësive tankiste dhe atyre raketore mos tu lejohen t’i ofrohen qytetit, deri më tash problemet më të mëdha që ua ka shkaktuar forcave ruse ishte “Javelin”. Forcat ukrainase duhet t’i mbajnë në distancë duke i shkatërruar dhe asgjësuar që në fillim. Këto operacione duhet të ndërmerren me një shpejtësi, efikasitet dhe precizitet që mos të lejojnë të ofrohet dhe bashkëngjitet këmbësoria me mjetet blinduese-mekanizuese, sepse mund t`jetë vonë. Pra, pengimi i marshimit së bashku të njësive blinduese dhe atyre të këmbësorisë duhet në çdo cep të pengohen dhe mos të lejohen.

Pasi që makineria ruse, ushtria ruse janë në avantazh, në luftë nga ajri duke goditur infrastrukturën dhe caqet e forcave ushtarake ukrainase dhe aksionet i ndërmarrin në kushtet gjatë natës, këtu forcat ukrainase duhet të kenë kujdes me mbledhjen e informatave dhe informimin e popullsisë dhe ushtarëve në pozicione derisa nuk largohen vala e avionëve luftarak rus. Ky është edhe rreziku më i madh sepse rusët dominojnë në ajër.

Përparësitë e luftëtarëve të Ukrainës

Po supozojmë nëse ndodhë ajo më e keqja që njësitë e blinduara nën përkrahjen masive nga ajri të sistemeve raketore dhe atyre artilerike futen në qytet, këtu do të ndodhë një luftë shumë e ashpër mes njësive këmbësorike dhe atyre mercenare me përvojë nga luftërat e tjera. Përparësitë e luftëtarëve të Ukrainës do të ishin nëse tanket depërtojnë në brendësi dhe atëherë nuk e kanë më fuqinë efikase në një distancë të afërt me ndërtesat dhe muret. Tankut i duhet hapësirë para vetes minimalisht 2 km për sukses dhe efikasitet, në rrugët e Kievit apo në qytete të tjera është vetëm një gërmadh hekuri, ku ushtari i armatosur me raketahedhës krahrori mund ta asgjësojë dhe ta bëjë të palëvizshëm.

Nëse i referohemi luftës në Siri me 2018, në mbështetjen e regjimit të Asadit, pas bombardimeve ruse në qytetin historik Aleppo-Ghouta ku u përdorën lloj-lloj armësh nga ana e njësive ruse, sidomos nga ajri dhe sistemeve raketore dhe në fund të prillit 2018, për t’i detyruar rebelët të kapitullojnë, ndërmorën përdorim të armëve kimike-biologjike, për t’i detyruar ose të dorëzohen ose të largohen. Aty fillon evakuimi i popullsisë civile në drejtim të Idlip.

Kjo më bën të pikëlluar që Putini i frustruar dhe psikopat për shkak të mos arritjes së qëllimit të tij, kam frikë që konflikti të zgjasë, dhe me kohë ushtria ukrainase me përkrahjen nga aleatët të urdhëroj të njëjtën gjë me të njëjtin skenar edhe në Ukrainë, vrasjen e civilëve.

Deri më tash mund të konstatoj, as që diskutohet për një sukses “blic krieg” të forcave ruse, sidomos kur angazhuan njësitë elite parashutiste dhe ato „Vagner“, në realizimin e planit. Forcat ukrainase, rezistuan dhe iu kundërvunë këtyre sulmeve me sukses. Ato duhet të armatosen edhe më shumë për luftë masive kundër këtyre njësive, njësive elite ruse mu në këtë fazën e dytë.

Pritet që të ketë edhe mercenar të legjioneve të huaja, flitet edhe për mercenar sirian të cilët kanë përvojë në luftën, betejat nëpër qytete të banuara me civil, në pjesën lindore të Sirisë, Ghouta, sa janë këto informata të sakta nuk mundet askush t’i verifikojë.

Krimet ndaj civilëve

Në anën tjetër është një sensibilizim dhe simpati për popullin ukrainas që përveç ndihmës-ushtarak për çdo ditë ka shumë informata se në territorin ukrainas gjenden më se 20 000 legjionar të huaj në ndihmë të popullit ukrainas dhe konfrontim me forcat ruse.

Sipas informatave dhe shtypit “Nju Jork Tajms”, janë duke u përcjellur forcat dhe operacionet ruse nga të gjitha anët, e shërbimeve amerikane dhe atyre gjermane dhe sipas informatave kur i shohin sulmet ruse në të gjitha frontet, kjo më ngjason njëjtë sikur në luftën në ish-Jugosllavi, në veprimet kriminale të AJ-së kundër civilëve të pafajshëm. Rrethimi i qyteteve të mëdha dhe afrimi i sistemeve raketore, armëve të rënda artilerike është identik sikur në shkatërrimin e Sarajevës dhe Vukovarit. Shpresoj që BE dhe SHBA-ja së bashku me Kinën të ndërmarrin veprimet më konkrete për ta zgjidhur konfliktin sepse mund të ndodhë një tragjedi. Pse rusët nuk duan ta njoftojnë popullin e vet se kjo është një luftë kundër Ukrainës, arsyeja është frika e ngritjes së popullit rus kundër Putinit.

Një ndër faktorët që mund të ketë influencë është moti në anën e Ukrainës. Në ditët në vijim temperaturat do të rriten, toka dhe rrugët pas dëborës që shkrihet do të jenë me baltë, në drejtime të depërtimit të njësive blinduese do i kufizon dukshëm manovrimin dhe ndërrimin e pozicioneve.

Këtu do vijnë në shprehje përdorimi masiv i raketahedhësve të kalibrit të madh, megjithatë po shpresoj se aleatët do t’i armatosin edhe më tutje luftëtarët e Ukrainës.

Në këtë pjesë të Evropës, në Ukrainë, ku Rusia me tërë arsenalin ushtarak është permanente duke shkatërruar infrastrukturën ekonomike, ushtarake, që pas Luftës së Dytë Botërore, nuk mbahet në mend që brenda 2 javësh të ketë krizë humanitare me refugjat në tërë Evropën më se 6 milionë.

Ukraina një ndër shtetet më të pasura me uranium, për prodhimin e energjisë atomike dhe një nga shtetet më të rrezikshme që deri më tash janë prodhuar dhe ka depo bërthamore na bën shumë për tu frikësuar, sepse kemi të bëjmë me një president, ushtri, dhe aparat që aspak nuk janë duke pa rrezikun për një luftë globale shkatërruese.

Sot gjinden në Ukrainë mbi 15 reaktor të ndara në 4 qendra bërthamore.

Çernobili i njohur për katastrofën e viteve 1986, ku akoma sot ka pasoja të materialit radioaktiv, momentalisht është nën kontroll të forcave ruse, kurse në të punojnë afër 95 punëtorë ukrainas ditë e natë pandërprerë, nën diktat rus! Mund ta imagjinojmë se çka do të thotë të punosh si skllav nën tytë të armëve të armikut?! Në punë në këto kushte nuk dihet sa mund të ketë durim një punëtor dhe mos ti shkojë mendja gjithkah. Kjo kishte me qenë një katastrofë për të gjithë rreth Çernobilit, por edhe forcat ruse që e mbajnë nën kontroll që nga rrethimi dhe marrja nën kontroll.

Po që se kishte ndërmarr masa sulmi direkt në këta reaktor, me siguri se ky radioaktivitet do të shpërndahej edhe në territorin ruso-bjellorus.

Pra, disa ditë organizata Ndërkombëtare për Energji Atomike, bëri me dije se nga një raketë me rreze të shkurtër nga ana e forcave ruse ka goditur një depo me material radioaktiv, por fati ishte që nuk u shpërndanë mjetet e mbetura radioaktive. Kjo organizatë bën apel para së gjithash te forcat ruse që do të ketë përmasa të pa parapara për faktorin njeri nëse një gjë ndodhë gjatë luftimeve dhe goditjeve të këtyre depove.

Në qytetin me mbi 1.5 milion banorë në Charkiv, sipas informatave të ONEA, nëpërmjet bombardimeve është dëmtuar një pjesë njëjtë sikur në Çernobil ku është vërejt një rrezatim radioaktiv me pasoja të rrezikshme. Të dyja rastet e dëmtimit të këtyre qendrave, rrezik jo vetëm për popullsi, por edhe palët konfrontuese.

Presidenti i kësaj organizate Rafael Mariano përsëri bën apel tek të dyja palët që ta evitojnë rrezikun dhe ti sigurojnë këto qendra.

Nën kontroll të gjitha qendrat bërthamore ukrainase!

Sipas informatave Rusia e ka informuar ONEA-n, se forcat ushtarake e kanë nën kontroll Qendrën Nukleare më të madhe në Ukrainë, Saporischaschja. Rrezik i madh është edhe në qendrat tjera duke pas parasysh se faktorit njeri nuk i dihet, sidomos atëherë kur ka të bëjë me teknikën ushtarake, predhat dhe raketat e lansuara nga distanca e lartë…

Megjithatë dëmtimet që kanë ndodhur dhe janë bërë matjet nga ana e ONEA-s, se 9,46 microsiver gjatë një ore është shumë i ulët dhe nuk është aq rrezik. Sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Mariano Grossi, fatmirësisht deri më tash sistemet e sigurisë në tërë reaktorët në këto qendra nuk janë të dëmtuara. Ai shprehet se është në kontakt me organet ruso-ukrainase që ti kenë nën kontroll të gjitha këto qendra bërthamore!

Është krejt e arsyeshme që këto qendra nukleare si Saporischaschja, (Çernobil), që prodhojnë gjysmën e energjisë elektrike në Ukrainë. Saporischaschja gjendet në jug të Ukrainës buzë lumit Dnjepër, afërsisht 200 km nga Krimea.

Në rast të goditjes së një qendre nukleare, pasojat do të ishin katastrofale, pa rrymë, ujë, energji dhe mbijetimi në kushtet e kontaminimit, rrezatimit dhe luftimin me retë kontaminuese ku nuk e din se ka far ere. Sipas kushteve klimatike, pasojat nga goditja do të ishin të njëjta sikur në Fukushima të Japonisë kur erdhi deri te eksplodimi i reaktorit me ujë.

Po që se fati do të ishte që retë kontaminuese ti largojë era në drejtim të kundërt se ku gjendemi atëherë opsioni për të dal nga ky Blackaut, furnizim me energji elektrike do të ishte bërë përmes, agregatëve me naftë!?

Pra, qendrat bërthamore janë dhe duhet të jenë nën kontroll të plote të OIEA, ku shefi i kësaj organizate, z.Grossi thotë: jam shumë i shqetësuar për situatën e krijuar në Ukrainë për mbrojtjen dhe sigurinë e përgjithshme të qendrave bërthamore dhe dua që t’i shprehë të gjithë personelit ku janë të punësuar për punën dhe maturin e tyre nën kujdesin dhe mbulimin e kësaj rrezikshmërie…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 22 mars

Story i radhës

Biden konfirmon përdorimin e raketave hipersonike nga Rusia në Ukrainë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë