​Ngjarjet e datës 22 mars

Vazhdon procesi gjyqësor kundër Sali Mustafës. (Hagë, 09:30-16:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë njoftim mbi vizitën zyrtare të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve që janë në procedure. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:30)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi mbi punën e ministrisë për 2021 dhe planin e punës për 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media paraqet qëndrimin në lidhje me punën njëvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton ankesën e Sindikatës së Pavarur të Pylltarisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Konferencë për media dhe stërvitja e Kombëtares së Kosovës U21 – Kampi Nacional në Hajvali, 14:00

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës U17 (femrat) – Kampi Nacional në Hajvali (fusha sintentike), 15:00

Stërvitja e Kombëtares A – Kampi Nacional në Hajvali (20 minutat e para të hapura për media, 16:00).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë

Story i radhës

Ja si duhet t’i ruajë përparësitë ushtarake e strategjike Ukraina ndaj pushtuesve rusë

Të fundit nga