Fitimi i La Liga Santander ka përfitime ekonomike për Real Madridin, përveç suksesit të madh sportiv për të qenë më i miri nga 20 ekipet elitare.
Fitimi i titullit nuk ka një shpërblim ekonomik si i tillë, por siguron më shumë të ardhura bazuar në shpërndarjen e parave nga të drejtat televizive.
Njëzet e pesë për qind e kësaj shpërndarjeje bazohet në pozicionin e çdo skuadre në fund të sezonit, sipas kritereve të përcaktuara në Dekretin Mbretëror – Ligji 5/2015, miratuar unanimisht në kongres.
Një tjetër 25 për qind e të drejtave televizive janë për ndikimin social (të ardhurat e çdo klubi nga biletat e sezonit dhe të ardhurat mesatare të arkës gjatë pesë sezoneve të fundit dhe pjesa e secilit klub në gjenerimin e burimeve nga komercializimi i transmetimeve televizive), ndërsa 50 për qind ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet 20 skuadrave.
Një vështrim i mëtejshëm në 25 përqindëshin që shpërndahet sipas tabelës së LaLiga Santander
Sipas nenit pesë të Dekret-Ligji Mbretëror 5/2015, kampionët marrin 17 për qind të këtij totali.
Duke marrë shifrën që u shpërnda vitin e kaluar për të drejtat televizive mes 20 klubeve të La Liga Santander – 1.44 miliardë euro – 25 për qind është 361 milionë euro. Dhe 17 për qind e atyre 361 milionë eurove janë 61.2 milionë euro.
Rreth kësaj shume (61 milionë euro) është shuma që Real Madrid do të marrë nga të drejtat televizive për fitimin e titullit të La Liga Santander.
Ligji përcakton, megjithatë, që këto fitime do të shpërndahen në pesë sezone, ku ato të përfituara në sezonin e fundit peshohen me 35 për qind, në sezonin e parafundit me 20 për qind dhe 15 për qind secili nga tre sezonet e tjera.
Prandaj Madridi do të marrë 35 për qind të 60 milionë eurove sezonin e ardhshëm, dhe në sezonet në vijim 20 për qind, 15 për qind, 15 për qind dhe 15 për qind.
Sezonin e ardhshëm, përveç 35 për qind nga 60 milionë euro, Real Madrid do të marrë 20 për qind për vendin e dytë në sezonin 2020/21, 15 për qind për vendin e parë në sezonin 2019/20, 15 për qind për vendin e tretë në sezonin 2018/19. dhe 15 për qind për vendin e tretë në sezonin 2017/18.