Ja pse nuk duhet ta mbështesim rizgjedhjen e Presidentit!

Viti 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë vit i Zgjedhjeve të dyfishta. Pas katër vitesh mandat do të zgjidhet përbërja e re e kuvendarëve, formalisht thënë e të zgjedhurve të popullit dhe pas pesë vitesh mandat të kaluar do të duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës.

Çdonjëri që ka bërë një mandat, Presidenti si duket e do ta ketë për vete edhe mandatin e dytë, edhe pse këtu në RMV në bazë të peshës reale politike, i pari i shtetit është Kryeministri i Qeverisë së vendit, kështu e ka ambienti politik këtu te ne.

Në RMV pesha më e madhe politike i takon qeverisë, që në fakt i bie se ajo i takon kryeministrit dhe ministrave e jo presidentit të Republikës dhe kuvendarëve të Kuvendit të Republikës. Kur jemi te Presidenti i Republikës ky nuk ka ndonjë peshë të madhe politike, meqë nuk e rrezikon asnjërin nga bartësit e pushtetit shtetëror, pra as Qeverinë, e as Kuvendin, prandaj thuhet se Presidenti ka më shumë kompetenca ceremoniale në shtet.

Ndryshe do të ishte roli dhe pozita e Presidentit të Republikës po qe se ky ka kompetencë që ta shpërbëjë Kuvendin, në rast të ndonjë konflikti të mundshëm me Qeverinë. Por këto gjëra nuk ndodhin dhe nuk kanë ndodhur asnjëherë te ne në RMV.

Kuvendi asnjëherë nuk ka pasur konflikt me Qeverinë dhe anasjelltas, as Kuvendi nuk e ka rrezikuar asnjëherë pozicionin Qeverisë edhe pse kjo e fundit në pushtet qëndron falë mbështetjes së votave të Kuvendarëve. Bile Kuvendarët në Kuvend më shumë flasin me lavd dhe me mburrje për punët e mira dhe për sukseset e Qeverisë sesa për punët e Kuvendit dhe për sukseset e tij.

Si duket po del e saktë ajo thënia se kuvendari është ai politikan që ka dëshirë të flaktë që të bëhet ministër e ministri është ai politikan që asnjëherë më nuk dëshiron të bëhet kuvendar-lexo deputet.

Pra, duke u nisur nga kjo që u tha Kuvendit të RMV-së i mungon roli dhe aktiviteti kontrollues i punës dhe aktiviteteve të qeverisë dhe të anëtarëve të saj – ministrave. Si duket Kuvendi gati se asnjëherë nuk e ka sjellur në pikëpyetje pozicionin e ndonjë kryeministri apo të ndonjë ministri apo dhe të qeverisë, në përgjithësi si rezultat i ushtrimit të aktivitetit kontrollues të saj.

Ky “solidaritet” apo nënshtrim i Kuvendit ndaj Qeverisë ka krijuar situata apo dhe realitet që Qeveria të bëjë si të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë në skenën politike sepse ajo nuk bart përgjegjësi për asgjë dhe për askënd, kjo ndodh për faktin se asaj nuk ka faktor që ia imponon atë përgjegjësi.

Si rezultat i këtij realiteti ne kemi Qeveri të papërgjegjshme apo dhe qeverisje të tillë që është sinonim për qeverisje të keqe.

Pra, një Qeveri e pakontrolluar gjithmonë prodhon qeverisje të papërgjegjshme dhe të keqe. Mjaft më për Qeverinë tani ti kthehemi Zgjedhjeve Presidenciale. Çdo individ, i cili ka marrë një post Presidenti pas përfundimit të mandatit të parë i njëjti dëshiron që ta fiton edhe mandatin e dytë të Presidentit.

Këtë pretendim e shohim edhe te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski, i cili mandatin e parë presidencial e ka marrë apo fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

Është logjike që një politikan, i cili nuk ka pretendim që të merr ndonjërin prej posteve të tjera më të larta në shtet, ai të ketë pretendime që pas mandatit të parë të ketë pretendime dhe dëshirë që ta merr edhe mandatin e dytë Presidencial.

Këtë pretendim dhe dëshirë siç thashë më lartë e vërejmë edhe në deklaratat e Presidentit të tanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I njëjti dy herë ka deklaruar se do të kandidonte për mandatin e dytë të Presidentit vetëm nëse gëzonte mbështetjen e atyre që e zgjedhin apo mbështetjen e qytetarëve.

Deri para disa muajve mua personalisht më është dukur shumë e drejtë dhe logjike që Presidenti i tanishëm i Republikës të pretendojë, por edhe ta fitojë edhe mandatin e dytë të Presidentit, por më vonë e kuptova se unë personalisht nuk e gëzoj mbështetjen e tij dhe prandaj tani jam në mëdyshje se kjo a është ide e mirë dhe e qëlluar, pra unë pas mosmbështetjes së tij për mua nuk jam i sigurt se a do të mundet që të njëjtit t’ia jap mbështetjen e duhur.

është çështje e reciprocitetit dhe fitohet me mbështetje të ndërsjellë në parimin, më mbështet të mbështes. Dhe pasi që e kam kuptuar se presidenti i tanishëm z.Pendarovski nuk ka ndonjë vullnet dhe dëshirë që të më mbështesë në nevojat dhe kërkesat e mija, atëherë pse unë duhet që ta mbështesë të njëjtin për një mandat të dytë Presidencial. Prandaj unë nuk jam edhe aq i sigurt, se a do ta mbështesë të njëjtin për një mandat të dytë në postin e të parit të Republikës. Këtë gjë nuk do të mund t’ua sugjeroja, as familjarëve si dhe as miqve dhe të njohurve të mi.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Vrasja e 16-vjeçarit pasi nuk pagoi paratë e karburantit/ Vijojnë protestat e dhunshme në Greqi, mijëra persona përplasen me policinë

Story i radhës

Ja kush emërohet drejtori i ri ASK-së

Të fundit nga