Ja kush emërohet drejtori i ri ASK-së

Qeveria emëroi Zarko Milloshevskin drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Miloshevski vjen në pozitën e drejtorit nga pozita e ndihmës drejtorit në repartin për verifikime sigurie dhe Regjistri i NATO-s në Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Karierën e tij në shërbimet e sigurisë, Milloshevski e ka filluar që në vitin 1997 në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë MPB. Siç njofton Qeveria, Milloshevski është ekspert në fushën e ballafaqimit me ekstremizëm të dhunshëm, terrorizëm dhe mbrojtjen e rendit kushtetues. Milloshevski ka ndjekur disa trajnime të organizuara dhe të zbatuara nga disa institucione të SHBA-së dhe të Kanadasë.

Zgjedhja e Milloshevskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare vjen pas skandalit me lëshimin e shtetësisë maqedonase për oligarkun kontraverz ukrainas Oleksandar Onishçenko.

Pak ditë më parë, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ky rast nuk ka bëjë me ndërimin e kreut të Agjencisë, por për shkak se drejtori i deritanishëm Viktor Dimovski është nominuar për ambasador në Francë.

Story i mëparshëm

Ja pse nuk duhet ta mbështesim rizgjedhjen e Presidentit!

Story i radhës

Vetëvritet me armë zjarri DJ i famshëm i ‘Ellen Tv Show’

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez