Ja kush do të udhëheq me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

min lexim

Prokurori Trajçe Pelivanov do të udhëheq me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të kësaj njësie ose kthimin e Villma Ruskovskës në rast se hidhet poshtë procedura disiplinore kundër saj.

Pelivanov u zgjodh për udhëheqës me vendim të Këshillit të Prokurorëve Publik me vota unanime duke u propozuar nga kryeprokurori Lubomir Joveski.

Pavarësisht votimit, një pjesë e anëtarëve kishin dilemat e tyre mbi të drejtën që organi i akuzës për luftë kundër krimit të organizuar të ketë ushtrues detyre ose jo.

Nëse Ruskovska fiton betejën me drejtësinë, Pelivanov nuk do të jetë ushtrues detyre.

“Konsideroj se nuk do t’i shkelim të drejtët e askujt të cilët janë të përfshirë në këtë rast, as të prokurores së suspenduar, as të zëvendësit të parë dhe as të ndonjë pale të tretë. Ajo prokurori patjetër të ketë udhëheqësi të qëndrueshme, posaçërisht në këtë periudhë”, tha Lubomir Joveski, Kryeprokuror

Kole Shterjev tha se Ligji mbi Prokurorinë Publike përcakton që emërimit të ushtruesit të detyrës duhet t’i paraprijë shkarkimi i prokurorit paraprak.

“Nëse prokurorit publik i përfundon mandati, i ndërpritet funksioni apo shkarkohet, Këshilli zgjedh ushtrues detyre. Kusht i pashmangshëm është që prokurori të jetë i shkarkuar. Nëse duam që masa e suspendimit të zbatohet në masë tjetër”, deklaroi Kole Shterjev, Anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Anëtarët nuk u pajtuan që për udhëheqëse të mbetet e përzgjedhura e Villma Ruskovskës, Ivana Trajçeva pasi e njëjta është e përfshirë në procedurën e njëjtë disiplinore si Ruskovska.

Nëse Ruskovska humb betejën me drejtësinë, Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të hap konkurs të ri për udhëheqës të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Udhëheqësi i këtij organi të ndjekjes penale zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga ana e prokurorëve në nivel shteti.

Prokurori i cili ka marrë më së shumti vota nga lista e kandidatëve të paraqitur emërohet në pozitën e shefit me vendim të Këshillit të Prokurorëve.

Trajçe Pelivanov ishte njëri ndër prokurorët në ekipin e ish prokurores speciale Katica Janeva. /Alsat.mk

Story i mëparshëm

Nikaragua, qeveria vazhdon goditjen ndaj medias së pavarur

Story i radhës

7 gjërat që duhet të na kishte mësuar edukimi seksual, por në fakt jo

Të fundit nga