Të qëndrosh apo të largohesh nga Madrid. Kjo është dilema e mesfushorit gjerman Toni Kroos.
Kroos më 30 qershor mbyll kontratën me Real Madridin, skuadër më të cilën a fituar gjithë trofetë e mundshëm.
‘Marca’ të dielën shkruan se ish-futbollisti i Bayern Munich në muajin shkurt do të vendos për të ardhmen e tij.
Kroos është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, por siç raportohet, lojtari preferon të qëndrojë në Real Madrid, skuadër kjo që i jep mundësin akoma të luajë në një ligë konkurruese, megjithatë, e ardhmja e tij ende është vendosur.