Çantat e rënda, shtojnë numrin e fëmijëve me probleme të kurrizit

Shumë nxënës të shkollave fillore në Prishtinë po ankohen për shkak të peshës së rëndë të çantës që është e mbushur me libra.

Mjekët thonë se probleme me boshtin kurrizor kanë fëmijët e moshës mbi 10 vjeçare, pikërisht nga çantat e rënda. 

Në Komunën e Prishtinës thonë se, nga janari i vitit 2023, disa shkolla do të furnizohen me dollapë për nxënësit që t’i lënë librat në shkollë.

Hira Lushtaku, nxënëse e klasës së katërt të shkollës së mesme të ulët “Faik Konica” në Prishtinë ankohet për peshën e çantës së saj.”Është e vështirë sepse unë duhet ta mbaj këtë çantë dy  herë në ditë, nga shtëpia  deri në shkollë”, thotë Hira. “Kërkesa ime është që të bëjnë disa dollape nëpër korridore  të shkollës që  t’i lëmë librat në shkollë edhe mos të bartim çantat”.

Çanta si e kësaj nxënësje  peshon rreth 6 kilogram, d e të njëjtën, duhet bartur dy herë në ditë.

Nëna e Hirës shpeh shqetësimin për ngarkesën që po iu bëhet fëmijëve të saj nga pesha e çantës. 

” Duke marrë parasysh ngarkesën e  punës, ne si prindër që i jemi, gjithnjë duhet t’i anashkalojmë të gjitha aktivitete tona, të ndajmë kohën që të vijmë t’i përcjellim fëmijët  në shkollë dhe poashtu të shkojmë në shkollë e t’i kthejmë në shtëpi për shkak të peshës së çantës”, thotë Sebahate Jonuzi. 

Se ka shtim të rasteve me probleme më bosht kurrizor e konfirmon edhe ortopedi Xhafer Gashi. Sipas tij, më të atakuarit janë rastet nga mosha mbi 10 vjeçe. 

“Është shtuar dukshëm numëri i deformimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët  e vegjël, e veçanërisht  tek mosha 10 vjeç e lart”, thotë Xhaver Gashi, ortoped në QKUK. “Një ndër faktorët që e kemi vërejtur është edhe pesha e çantave, por edhe pasivizimi i fëmijëve në përgjithësi”. 

Nga Këshilli i Prindërve thonë se në disa shkolla vet prindërit i kanë siguruar dollapët.

“Puna e dollapave është një problem ndoshta një mundësi që është parë shumë herë”, thotë Diana Metushi Krasniqi, anëtare e Këshillit të Prindërve të Prishtinës.

“Fatkeqësisht shkollat kanë instistuar që këto investime, ndonëse janë kapitale publike, për shkollë publike barten nga prindërit, në mungesë të buxheteve të shkollave, të komunave të bështetjes së nivelit qëndror. ” 

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nga viti i ardhshëm në disa shkolla do të vendosen dollapë të rinj.

“Ne kemi lidhur një kontratë në vlerë prej 100 mijë eurove që do të furnizojmë me dollapa për nxënësit e shkollave fillore dhe kjo kontratë pritet të realizohet gjatë muajit janar 2023”, thotë Besianë Musmurati, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas drejtoreshës së DKA-së, për çështje shëndetësore, prioritet do t`u jepet fëmijëve nga klasa e parë deri në të pestën duke vazhduar më pas edhe klasat e tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasada e BE-së në Tiranë dërgon urime të ngrohta për të gjithë besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes

Story i radhës

Ja kur Kroos do të vendos për të ardhmen e tij

Të fundit nga