Sot mbahet gara e Babadimrit në Shkup

Gara tradicionale e Babadimrit do të mbahet sot në mesditë në Shkup, në organizim të shoqatës për sport dhe rekreacion “Прв до врв” nga Shkupi.

Gjatë garës, qindra pjesëmarrës me kostumet e babadimrit do të vrapojnë në një pistë prej dy kilometrash dhe fituesit do t’u jepen çmime. Përveç konkurrencës, gara ka edhe karakter argëtues dhe në të mund të marrin pjesë fëmijët e shoqëruar nga prindërit.

Para dhe pas garës do të ketë program muzikor, ngrohje me instruktor fitnesi dhe ceremoni për shpalljen e fituesve, si dhe shorti për të përmbushur dëshirat e Vitit të Ri pavarësisht rezultatit dhe vendit të fituar.

Story i mëparshëm

Ja kur Kroos do të vendos për të ardhmen e tij

Story i radhës

Lewandowski: Barça ka një skuadër shumë të re, eksperienca e fituar do të na ndihmojë sezonin tjetër

Të fundit nga