Ten Hag shpreson që Fernandes të qëndrojë në ‘Old Trafford’

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag shpreson se Bruno Fernandes të qëndrojë në ‘Old Trafford’.

Ditëve të fundit është folur se Fernandes është në mesin e atyre që janë në listën e transferimeve nga bashkëpronari i United, Sir Jim Ratcliffe.

“E di që ai është shumë i lumtur që është këtu”, tha Ten Hag.

“Marrja e përgjegjësisë është një nga asetet më të mëdha që lojtarët kryesorë duhet të tregojnë dhe japin. Bruno është gjithmonë i disponueshëm. Ai nuk humbet asnjë ndeshje dhe gjithmonë luan në nivel të mirë dhe gjithmonë i jep energji  skuadrës”.

“Bruno është një luftëtar i vërtetë. Ai është shembull i mirë për lojtarët e tjerë”, ka pohuar strategu holandez.

Story i mëparshëm

Do ta lejonte Arbër Hajdarin të hynte si banor në BBV? Babai i opinionistit befason me përgjigjen: Nuk do e sugjeroja…

Story i radhës

Gjykatësi gjobit sërish ish-presidentin Trump, e paralajmëron për dënim me burg

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez