Ja çfarë e bën gazetën BOTA SOT” shumë të  lexuar në Kosovë, Shqipëri e Diasporë

Gazeta “BOTA SOT” si gazetë gjithë shqiptare lexohet shumë edhe në Shqipëri sepse lexuesit janë të prirur dhe të etur   për të lexuar e mësuar detajisht dhe saktë mbi historitë, zhvillimet, ngjarjet dhe për edukimin demokratik e patriotik, gjë të cilën e ofron gazeta “BOTA SOT” dhe  stafi i saj shumë i aftë dhe i  përgatitur profesionalisht; dhe si një gazetë e paanshme politikisht dhe as e shitur te interesi politik e as te ai materialist.

Te “BOTA SOT” gjeni gazetarë të aftë profesionalisht dhe me kulturë dhe etikë gazetareske si dhe shkrime, opinione, analiza e studime që nuk i gjen te asnjë gazetë tjetër.

Te portalet dhe te gazetat që dalin në Tiranë gjen dhe lexon që në faqet e para të tyre lajme dhe informacione  të parëndësishme dhe tejet anshmërisht politike si dhe skajshmërisht vetëm sipas shijes, interesit dhe të këndvështrimit të ngushtë të pronarit, të stafit të zgjedhur pranë tij dhe të politikës, si dhe lajme “bombë” jo etike, vjedhjeje e krimesh.

Te ato si edhe te shumica e televizioneve në Shqipëri ka hapësirë shumë të ngushtë dhe janë të privilegjuara  për  një numër të vogël shkruesish, analistësish dhe opinionistësish të një rrethi me lidhje shokësh, miqsh e politikanësh të cilëve vetëm atyre u botohen shkrimet dhe vetëm ata sa qarkullojnë nga një studio televizive te tjetra, duke i vënë embargo mediatike intelektualëve, shkrimtarëve, dijetarëve, opinionistëve  dhe artistëve të aftë dhe patriotë.

Gazetat e Tiranës janë shumë të varfra dhe nuk tregojnë pothuajse asnjë interes për të paraqitur ngjarje, zhvillime dhe evente nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare, aq sa shumë nga ato “harrojnë” të përmendin datat historike, si madje edhe as Ditën e Pavarësinë së Kosovës.

Ndërsa te gazeta “BOTA SOT” jepen të gritha informacionet dhe zhvillimet që ndodhin në të gjithë hapësirën dhe botën shqiptare, madje te ajo gjen më mirë se edhe se  te të gjitha mediat e Tiranës se çfarë ndodh edhe në Shqipëri, dhe jo vetëm informacione politike por edhe evente  historike, akademike, shkencore, artistike, kulturore, sportive etj.

Lexuesit nga Shqipëria e lexojnë gazetën “BOTA SOT”, pasi te ajo ata mësojnë për historinë dhe për ngjarje e zhvillime që kanë ndodhur në 100 vite në Kosovë, e cila ka qenë nën kolonizatorin dhe nën sundimin sllavo-serb; te “BOTA SOT” shqiptarët mësojnë për planet, projektet dhe për genocidin serb që ka ushtruar mbi shqiptarët shteti, akademia, kisha dhe e gjithë makineria ushtarako-policore genocidiste serbe; gjejnë dhe mësojnë për qëndresën dhe luftën e sakrificat e jashtëzakonshme të popullit shqiptar të Kosovës për mbijetese, për liri e të drejta kombëtare, për çlirim e bashkim kombëtar.

Te “BOTA SOT” gjeni një diversitet botimesh të një shumëllojshmërie e përfshirje të të gjitha fushave si: historike, politike, filozofike, sociologjike, shkencore, akademike e intelektuale të intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora si p.sh. të profesorëve  Eshref Ymeri, Jusuf Buxhovi, Mehdi Hyseni, Enver Bytyçi, Pirro Prifti, Idriz Morina, Bedri Tahiri, Aurel Dasareti, Fahri Dahri, Shaban Murati, Dilaver Goxhaj, Vilhelme Haxhiraj, Spartak Ngjela, Sherif Ramabaja dhe të intelektualëve të tjerë të mirëfilltë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja çka i bëri marina ukrainase anijes më të mirë luftarake që të mos bjerë në duart e rusëve

Story i radhës

“Afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra”, PD padit në SPAK Gjiknurin

Të fundit nga