Ndonjëherë marrëdhëniet nuk shkojnë ashtu siç do të donim të shkonin. Vjen një moment, kur edhe dashuria fillon të zbehet. Më poshtë do të lexoni katër gjërat që bën një femër, në momentin që e humbet interesin e saj për mashkullin që ka pranë. Ndaj, të dashur meshkuj, bëni mirë t’i mbani parasysh këto veprime. Në rast se i vini re, dijeni se femra që keni pranë, ka filluar të mos ndiejë më për ju.
1. Nuk është më e interesuar.
Kur një femër nuk e do më mashkullin që ka pranë, nuk shfaq më interes për të ditur se çfarë i ka ndodhur atij përgjatë ditës, nëse ka pasur apo jo probleme në punë. Kjo gjë nuk vjen për shkak të lodhjes përgjatërutinës sësaj, por për shkak të humbjes së interesit.
2. Nuk është më xheloze.
Një femër që nuk ndjen më dashuri, nuk është më as xheloze për femrat që flirtojnë me mashkullin që ka pranë. Në fillim të lidhjes ajomund të tregonte xhelozi ekstreme, kurse tani nuk i intereson më. Kjo ështënjë tjetër kambanë alarmi për të mos u nënvlerësuar.
3. Nuk e dëgjon më mashkullin që ka pranë, kur ai flet.
Femrat e dashuruara dëgjojnë përherë me vëmendje, bëjnë pyetje, tregojnë interes dhe empati, edhe nëse argumenti i bisedës nuk është aq tërheqës për to. Nëse femra që ke pranë, nuk tregon interes për të tëdëgjuar, kjo është një shenjë që ajo nuk do t’ia dijë më për ty apo për jetën tënde.
4. Nuk e përfshin më mashkullin që ka pranë në daljet e saj.
Ajo fillon të kalojë më tepër kohë me veten ose me miqtë e saj, se sa me mashkullin që ka përkrah. Ky ështëgjithashtu një sinjal i rëndësishëm i mungesës së interesit, ku femrat e painteresuara dëshirojnë tëkalojnë mëpak kohë me mashkullin që dashuronin më parë.
Këto janë disa nga shenjat që mund të tregojnë se femra që ke përkrah, është duke e humbur interesin për ty. Ndaj, nëse i vë re, bën mirë të flasësh me të dhe t’i zgjidhni problemet tuaja sa më parë.