IMG 9941

Izet Mexhiti: Familjet si ajo e Haxhi Ali Isenit janë pasuri e çmuar për Çairin

September 20, 2025
1 minut lexim

Një mbrëmje e mbushur me ngrohtësi dhe mikpritje u zhvillua në Serovë, në ambientet tradicionale të Konakut të familjes Haxhi Ali Iseni, ku kandidati i Vlen për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, realizoi një vizitë miqësore.

Vizita u karakterizua nga biseda të hapura, të sinqerta dhe një atmosferë që pasqyroi vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.

“Isha i nderuar të vizitoja familjen Haxhi Ali Iseni, një familje me vizion, përkushtim dhe dashuri për të mirën publike. Takimi me ta ishte jo vetëm i këndshëm, por edhe frymëzues”, shkruan Mexhiti.

Gjatë takimit, u diskutua për sfidat dhe mundësitë që ka Çairi, si dhe për projektet që tashmë po japin rezultate konkrete në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

“Qytetarët e përkushtuar, si kjo familje, janë pasuri e vërtetë për komunën tonë. Ata jo vetëm që ruajnë vlerat tradicionale, por janë gjithashtu të angazhuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, shtoi Mexhiti.

Ai falënderoi nga zemra për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin e familjes Iseni në forcimin e lidhjes midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

“Çdo bashkëbisedim i tillë është një mundësi për të ndarë ide, për të dëgjuar nga afër nevojat reale dhe për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi”, përfundon kështu në postimin e tij, Mexhiti.

IMG 9942
IMG 9943

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski stou rmv shba gezojne marredhenie te shkelqyera dypaleshe 68ce90934e8aa
Lajmi i mëparshëm

Mucunski-Stou: RMV-SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

vidhte me dhune varese floriri ne rruge arrestohet 42 vjecari ne durres 68ce91f7e788d
Lajmi i radhës

Vidhte me dhunë varëse floriri në rrugë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Të fundit nga

Për 4 ditë janë arrestuar rreth 60 shoferë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) gjatë katër ditëve të fundit, janë regjistruar 1.303 shkelje trafiku, me ç’rast janë arrestuar 57 shoferë për shkak të mosrespektimit të rregullave
ShkoLartë