Izet Mexhiti: Bashkë me Bilallin, Afrimin, Bekimin dhe Arbenin na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha

January 30, 2024
1 minut lexim

Lideri i Lëvizjes Demokratike – pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti është deklaruar pas takimit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, transmeton TV21.

Megjithëse nuk përmend çështjen e presidentit të RMV-së, siç u njoftua në kumestën e Kryeministrisë së Kosovës, Mexhiti bëri të ditur se me Bilallin, Afrimin, Bekimin dhe Arbenin i presin punë dhe përgjegjësi të mëdha.

Mos vallë është ky një hap drejt një koalicioni të përbashkët?

“Sot në Prishtinë, bashkë me Bilallin, Afrimin, Bekimin dhe Arbenin u pritëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në një ambient vëllazëror, biseduam për zhvillimet politike në vendet tona, për bashkëpunim i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon.

Bashkë, na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha”, shkroi Mexhiti në Facebook.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

AP: Lajçaku u kërkoi Kosovës dhe Serbisë marrëveshje para zgjedhjeve në BE e ShBA

Story i radhës

Kryeministri Kurti priti në takim krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë