Ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, gjendet i vdekur në një nga rrugët e Tiranës

Një qytetar në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa është gjetur i vdekur në rrugë.

“Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa”.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Marrëzi po nuk e provuan për Brojën”, gazetari anglez ngacmon 2 klube të Premier

Story i radhës

Me vajza pothuajse të zhveshura duke bërë twerk, Majk dhe Marin publikojnë klipin “Pa marre”

Të fundit nga