ishin nisur per te marre nafte nga venezuela kthehen bosh ne pekin dy anijet cisterna te kines 69656cca76977

Ishin nisur për të marrë naftë nga Venezuela, kthehen bosh në Pekin dy anijet cisterna të Kinës

January 12, 2026
1 minut lexim

Dy anije nafte me flamur kinez që udhëtonin drejt Venezuelës për të marrë naftë bruto mes embargos së SHBA-së ndaj vendit janë kthyer mbrapsht dhe po kthehen në Azi, sipas të dhënave nga LSEG, një kompani globale e të dhënave financiare.

Anijet cisternë, Xingye dhe Thousand Sunny, kishin qenë të ankoruar në Oqeanin Atlantik për javë të tëra duke pritur udhëzime për shkak të bllokadës së Venezuelës dhe krizës politike në vend pas arrestimit të Presidentit Nicolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara.

Këto anije janë dy nga tre supertankerët që përdorin vetëm rrugën Venezuelë-Kinë për të transportuar naftë bruto me të cilën Karakasi shlyen borxhin e tij ndaj Pekinit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump nuk ka frike te perdore forcen ushtarake ne iran shtepia e bardhe plani i sulmit eshte opsion ne tryezen e presidentit 69656b132d9c6
Lajmi i mëparshëm

“Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran”, Shtëpia e Bardhë: Plani i sulmit është opsion në tryezën e presidentit

shba iran 70 vite armiqesi pse nuk u arrit kurre paqja 696571040ade0
Lajmi i radhës

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

Të fundit nga

ShkoLartë