Ish-ylli i Big Brother turpëron Owenin: Më është lutur…

Rebecca Jane ka zbuluar se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Michael Owen, me ish-sulmuesin e Premier League që duket se i është lutur asaj që t’i dërgonte a tij foto lakuriq të sajat, dhe duke i thënë se martesa e tij kishte marrë fund.

Ish-konkurrentja e Big Brother ka thënë se Owen ka provuar ta bëjë për  vete, por tentativat e ish-yllit të Liverpool-it dhe Real Madrid nuk kanë patur sukses.

“Ai (Owen) se martesa e tij ishte sa për fasadë dhe për të mos dëmtuar bizenësin e familjes”, ka thënë Jane për The Sun. Më ka thënë se martesa e tij kishte mbaruar dhe se nuk ishte tamam i martuar më.

“Ndoshta duhet ta kisha hetuar pak më mirë situatën e tij dhe të isha treguar më e kujdesshme, por i besova. më ka thënë shumë broçkulla për gjashtë javët që kemi folur bashkë dhe donte të më takonte”, ka shtuar Jane.

“Megjithatë, duhet të kujtojmë se unë e kam refuzuar. Nuk i kam pranuar avancat e tij dhe nuk e kam takuar. Të them të drejtën, ai nuk ishte aq i gjatë sa doja unë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momenti kur në Badovc fundoset vetura, brenda saj po flinte një 5-vjeçar

Story i radhës

Kryeministri Kovaçevski: BDI është faktor i rëndësishëm politik

Të fundit nga