Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit afër t’i jap fund beqarisë me modelen italiane

June 9, 2022
1 minut lexim

Kevin-Prince Boateng dhe e dashura e tij, Valentina Fradegrada do të bëhen çifti i parë që organizojnë dasmën e tyre në metaverse, ndryshe të njohur si bota virtuale.

Ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës, dhe modelja italiane nisën lidhjen në fund të vitit 2021 dhe kanë shfaqur dashurinë e tyre vazhdimisht në rrjetet sociale, përcjell KosovaPress.

Kjo ndodhi pasi lojtari i Hertha Berlinit i dha fund martesës së tij me ish-bashkëshorten Melissa Satta në dhjetor të vitit 2020, pas nëntë vitesh që ishin bashkë.

Ndërkaq, mesfushori 35-vjeçar tashmë e ka lënë mbrapa dashurinë e vjetër, ku lidhja e tij me Valentinan vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë. Çifti madje kanë tatuazhe identike në trupin e tyre ku në qafë iu shkruan “spooly”, ku në gjuhën tonë do të thotë “drithërues”.

Raportimi i fundit është se Boateng dhe Valentina do të martohen këtë të shtune, respektivisht më datën 11 qershor.

Disa foto të dyshes në fjalë i gjeni më poshtë.

Image

Kevin-Prince Boateng dhe e dashura e tij, Valentina Fradegrada

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

55 raste dhe asnjë i vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Ndërpritet seanca, Balla kërkon largimin e deputetit të PD

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë