Ish-trajneri i Egjiptit e thumbon keq Salah

min lexim

Ish-trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata, ka thënë se Mohamed Salah nuk ka bërë asgjë me kombëtaren, pavarësisht arritjeve të tij të mëdha në nivel klubesh.

Salah ka shënuar 47 herë për Egjiptin në 85 paraqitje që nga viti 2011. Ai ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në Kupën e Botës në vitin 2018 dhe tre herë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Salah shënoi dy herë në Kupën e Botës 2018, si dhe dy herë në AFCON në 2017 dhe 2021.

Megjithatë, në nivel klubi për Liverpoolin, ai ka arritur të fitojë Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup, Carabao Cup dhe Kupën e Botës për Klube.

Por, këtyre arritjeve si duket nuk iu është gëzuar ish-trajneri i Egjiptit, Shehata, i cili e thumboi Salah duke thënë se nuk ka bërë asgjë për kombëtaren e tij.

“Teknikisht, dhe më vjen keq që e them këtë, por Mohamed Salah nuk ka bërë asgjë me ekipin kombëtar”, tha Shehata për “Egypt Independent”.

Përgjatë viteve sa ishte nën udhëheqjen e Kombëtares së Egjiptit, Shehata kishte fituar tre tituj të AFCON, në vitin 2006, 2008 dhe 2010.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bëhet pranim-dorëzimi i 37 kamionëve për komunat e Kosovës

Story i radhës

Katër përfitimet e mëdha shëndetësore nga përqafimet

Të fundit nga