Samuel Eto do të tërhiqte vëmendje të madhe me parashikimin e tij për Kupën e Botës.
Ish-sulmuesi i Interit shfrenoi imagjinatën, duke thënë se Kameruni me Marokun do të dilnin në finale. Një ëndërr e Etosë, që me shumë mundësi do të mbetet thjesht e tillë.
Aq më tepër pas publikimit të listës nga ana e Kamerunit.
Trajneri Song doli përpara gazetarëve për të lexuar emrat e futbollistëve që kishte përzgjedhur për të marrë me vete në Katar.
Një detyrë e thjeshtë në parim, por nuk rezulton e tillë për të.
Kreu i pankinës së Kamerunit nuk arrin të shqiptojë dot emrat e disa prej lojtarëve të tij, duke vënë në dyshime edhe faktin nëse është vërtetë ai që ka përpiluar listën, apo ka pasur ndërhyrje nga të tretë.