Ish-Presidenti Alfred Moisiu takim me kreun e ri të shtetit, Bajram Begajn

1 minut lexim

Presidenti i ri i vendit votuar me 78 vota nga Kuvendi i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim jozyrtar me ish-presidentin Alfred Moisiu.

I kontaktuar nga Top Channel, Moisiu pranoi se takimi ishte kërkuar nga z.Begaj, ndërsa takimi midis tyre ka zgjatur 1 orë e 30 minuta, në rrethinat e Tiranës.

Kreu i ri i shtetit, Begaj ka zgjedhur të publikojë edhe një foto të këtij takimi, ku e cilëson z.Moisiu si burrë të urtë dhe patriot dhe një president që diti të ishte i të gjithë shqiptarëve.

Në foto, të dy mbajnë në dorë librin “Midis Nanos dhe Berishës”, një memorial politik i eksperiencës së ish-presidentit Moisiu në karrigen e kreut të shtetit, ndërsa kjo dukej se ishte edhe tema kryesore e takimit të tyre.

Begaj është shprehur mirënjohës për bekimin e marrë nga z.Moisiu në detyrën e re, ndërsa të dyja figurat vijnë nga detyra të mëparshme ushtarake.

Në ditët në vijim kreu i ri i shtetit pritet të takohet me ish-Presidentët Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë ndodhi ndaj Greqisë? Flet reprezentuesi i Kosovës

Story i radhës

Media greke çudit për Kosovë: Nëse kjo Kombëtare mëson…

Të fundit nga