Media greke çudit për Kosovë: Nëse kjo Kombëtare mëson…

Media greke “gazzetta.gr” çudit me një shkrim të saj pas fitores së Greqisë me rezultat 1:0 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës së Kombeve në futboll.  

“Nëse në Belfast ndeshja dukej e lehtë pas golit, sonte nuk ishte kështu.

Në fund të fundit, Irlanda e Veriut nuk kanë lojtarë që i përkasin Lille, Napolit, Norwich-it, Zurich-ut, si Kosova.

Greqia mundi Irlandën e Veriut dhe Kosovën, jo një gjigant. Nëse kjo Kombëtare mëson të mundë Kosovën dhe Irlandën, ndoshta në një moment do të mund edhe Zvicrën edhe Austrinë (nuk jemi për më shumë për momentin).

Nëse mëson të humbasë ndaj rivalëve aktualë, mund të humbasë edhe ndaj Ishujve Faroe dhe Armenisë, siç ka ndodhur në të kaluarën e afërt”, kritikon media greke “gazzetta.gr”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-Presidenti Alfred Moisiu takim me kreun e ri të shtetit, Bajram Begajn

Story i radhës

Anulohet vizita e Lavrovit në Serbi

Të fundit nga